9.5 C
Tirana

Nga Parisi Alketa na njeh me vajzën e Vera Grabockës. Stili i saj te le pa fjalë (Foto)

VENDI

Alketa Vejsiu ka udhëtuar orët e fundit drejt Parisit për të surprizuar për ditëlindje mikeshën e saj Linda, vajza e regjisores Vera Grabocka e artistit Timo Flloko. Takim dhe feste surprize me motren qe do te doja te kisha dhe kam vajzen me te bukur ne Paris dje, nje nga njerezit me te rralle qe kam njohur ne jete, mamin e dy cunave te papare, dhe gruaja e nje burri qe e adhuron, dhe patjeter dhurata me e mire e jetes qe Vera dhe Timo mund te meritonin, shkroi Alketa në një foto teksa ecën krah Lindës rrugëve të Parisit e sodisin dyqanet e kryeqyteit francez.

Por krahas mesazhit kaq me vlerë të prezantueses shqiptarë, ne të Bordo na ngelën sytë te stili i brunes simpatike, që sfidon pa frikë edhe blogeret më në zë. E veshur me ngjyrat e ngrohta të vjeshtës bezhë e nudë, vajza e artistëve shqiptarë kombinon më së miri pantallonta e lëkurës kafe me pallton e ngrohtë që e ka hedhur krahëve. Kurrsesi nuk mund të mundonin aksesorët që e kanë bërë veshjen e brunes edhe më trendy siç janë kapelja Chanel, takat e larta, vathët me gurë që shkëlqejnë për së largu e një shall pellushi i hedhur në qafë.

- Advertisement -

TE FUNDIT