10.5 C
Tirana

Në çantën e Taynës nuk mungojnë kurrë këto 2 gjëra.

VENDI

Tayna është në kulmin e karrierës së saj, ndonëse ka vetëm 1 vi në treg. Ylli i Sicko rrallë herë jëp intervista apo flet për jetën private por kësaj herë ka preferuar të ndajë me ndjekësit e saj momente nga fillimet e karrierës. Artistja ka treguar se dy janë gjërat që ajo mban gjithmonë me vete. I pari që nuk mungon asnjëherë është blloku i mirënjohjeve.

Ky është blloku im i mirënjohjeve ku unë shkruaj gjithçka për të cilën jam mirënjohëse çdo ditë. Kanë kaluar 2 vite qëkur e kam nisur dhe më ndihmoi ta shihja jetën në një mënyrë më pozitive. Ka shumë gjëra që mundesh të jesh falenderues në jetë qoftë edhe vetë frymëmarrja. Kur fokusohesh në gjëra që i ke në jetë, të ndihmon të jesh më e lumtur edhe tërheq më shumë gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë, ka shkruar reperja.

I dyti është ditari i saj personal,dhe ky është ditari im, që më ndihmon të kuptoj veten. Ky është si miku im i ngushtë. Ndoshta duhet ta publikoj pas 20 vitesh apo më vonë dhe ta shes, ka thënë Tayna.

- Advertisement -

TE FUNDIT