14.5 C
Tirana

Mbyllet klasa e shkollës ku u helmuan 12 maturantët

VENDI

Në klasen e matures ku një ditë më parë u helmuan 12 nxënës nuk është zhvilluar mësim këtë të premte.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Dibër ka mbyllur derën e klasës, duke mos lejuar që në të të futen nxënësit.

Megjithatë, mësimi në klasat e tjera ka vijuar normalisht. Infermierja e Qendrës Shëndetësore në Shupenzë, Almira Xheleshi
thotë se situata e një dite më parë ishte e rëndë pasi janë paraqitur me komplikacione një numër i madh maturantësh,

të cilët sipas gjendjes janë përcjellë në spitalin e Bulqizës dhe atë Rajonal të Peshkopisë.
Ndërkohë ende nuk ka një një deklaratë nga institucionet shtetërore se çfarë e shkaktoi këtë helmim masiv, ndërsa nuk ka të ndaluar as nga policia.

- Advertisement -

TE FUNDIT