24.5 C
Tirana

Lirohet nga burgu Endrit Dokle, anëtari i bandës së Durrësit i dënuar përjetë

VENDI

Endrit Dokle ish anëtar i Bandës së Durrësit, është liruar nga burgu. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Krujë këtë të martë me këtë argumentim:

Lirimin me kusht të kërkuesit Endrit Dokle, datëlindja 31.12.1983, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, duke e vënë në provë për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh. Në zbatim të nenit 60 pika 9 të Kodit Penal detyrohet Endrit Dokle që gjatë kohës së provës të mos shoqërohet me persona të caktuar kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorë të veprës penale. Në zbatim të nenit 60 pika 10 e Kodit Penal detyrohet kërkuesi Endrit Dokle që gjatë periudhës së provës të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë. Urdhërohet kërkuesi Endrit Dokle të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës”.

Endrit Dokle në fakt ka qënë i dënuar më burgim të përjetshëm për disa vepra të rënda penale si pjesë e bandës së Durrësit. Nje vendim qe ishte lene ne fuqi nga Gjykata e Larte ne vitin 2014 dhe nga Gjykata Kushtetuese 3 vite me vone.
Mirëpo pavaresisht kesaj, pak kohë më parë dënimi i përjetshëm iu konvertua në 25 vite burg nga ana e Gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Këtë të martë ka qënë e njëjta gjyqtare e cila ka pranuar kërkesën e Endrit Dokles për të lënë qeline.
Dokles i kishte mbetur edhe 5 vite burg nga 25 vite ne total. Gjyqtarja Hoxha e ka argumentuar lirimin me 5 vjet para kohe të anetarit të bandës së Durrësit me arsyetimin e sjelljes së mirë. Dokle u nxorr kështu ne liri me kusht që të mos shoqërohet me persona me precedente penal apo të mbajë armë e të kryeje vepra penale.

- Advertisement -

TE FUNDIT