10.5 C
Tirana

Kryeministri Rama prezanton planin ekonomik me 7 pika.

VENDI

Në komunikimin e tij live me qytetarët Rama theksoi se janë dy plane ekonomike A dhe një plan rezervë B në varësi sesi do të shkojë situata në ditët në vijim.

Kreu i qeverisë tregoi se sa do të jenë fondet për Ministrinë e Shëndetësisë kompanitë apo Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithashtu ai shtoi se deri në përfundimin e kësaj situate do ti përgjysmohet paga deputetëve ministrave.

Unë në fakt doja që qysh në planin e parë të imponoja heqjen e diçkaje nga vetja për ata që fitojnë më shumë në sektorin privat apo ata me pagë të lartë por më bindën që do tingëllonte e gabuar.

Ndaj nuk do prekim hë për hë asnjë pagë përveç anëtarëve të kabinetit dhe deputetëve të cilët do marrin gjysmën e rrogës. Nuk dua ti hyj në hak presidentit të Republikës që ka ndihmuar në këtë situatë. Plani ynë për adresimin e nevojave për financim të atyre që janë prekur ka këto 7 pika.

25 mln dollarë për luftën në vijën e zjarrit që vihet në dispozicion të MSH. 100 mln dollarë për kompanitë që kanë vështirësi objektive për të paguar pagat e punonjësve të tyre.

65 mln dollarë për nevojat më imediate për shtresat në nevojë për biznesin e vogël. 20 mln dollarë në dispozicion të ministrisë së Mbrojtjes për operacionin humanitar. 10 mln dollarë si fond rezervë për Këshillin e Ministrave për çdo urgjencë.

Do të fshijmë kamatëvonesat për energjinë elektrike me efekt financiar, deri në 150 mln dollarë. Do përfitojnë 224 mijë abonentë. Do të skedulojmë tatim fitimin për gjithë biznesin.

- Advertisement -

TE FUNDIT