14.5 C
Tirana

Këngëtari i njohur: Mendoj fundin e muajit a i paguaj dot dritat.

VENDI

Kur mendon për një këngëtar, gjithmonë mendon njëkohësisht se sa shumë paguhet ai dhe se sa të larta janë të ardhurat e tij, por jo gjithmonë kjo gjë qenka e vërtetë. Këtë na e ka treguar vetë këngëtari i njohur Xhavid Dedej.

Ai cili ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soire me Jonida Shehun në Top Channel. Ai është pyetur se sa lekë fiton nga muzika që bën dhe Xhavid Dedej ka treguar se nuk fiton mjaftueshëm. Të them të drejtën fare, mendoj fundin e muajit, i paguaj dritat, si paguaj.

Se kur ulemi ne në tavolinë, thonë o ky ka qenë në dasëm, ka lekë edhe qërasim ne. Por kur vjen fundi i muajit ikin ato. Ne nuk jemi këngëtarë të famës, ne jemi këngëtarë që bëjmë punën, jemi këngëtarë të popullit,është shprehur Xhavid Dedej.

- Advertisement -

TE FUNDIT