10.5 C
Tirana

“Janë rrena, por dilni…”, Rama shpërndan videon dhe nuk resht së qeshuri

VENDI

Në kohën kur pandemia e COVID-19 ka marrë mbi 154 mijë jetë në të gjithë botën, dhe mbi 2.2 milionë të tjerë janë infektuar, ka shumë persona që ende mendojnë se e gjitha është një konspiracion i madh.

Kështu ndodh edhe në Shqipëri, ku nuk mungojnë teoritë e përhapjes, arsyet politike, etj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Instagram, rastin e një të riu i cili imiton një drejtues të një agjencie funerale, që iu bën thirrje qytetarëve të dalin. Sipas tij, COVID-19 është një trillim.

“Nuk mund të rrija pa i thënë dy fjalë për këtë mashtrim që po iu bëhet njerëzve anë e mbanë botës. Ç’janë këto muhabete… Ky koronavirusi, COVID-19 a si e ka ky, është një rrenë e sajume nga këto shtete, nga këto kryeministra maskarenj.

Mos i hani këto rrena, po dilni takoni të afërmit tuaj, takoni shokë e shoqet tuaja, ik ti mor vëlla në punë, leri seç thonë ata, dilni për qejf në kafe pini shisha, boni qejf se këto janë vetëm rrena. Me respekt, agjenci funerale Gimi” – thotë i riu në video.

- Advertisement -

TE FUNDIT