14.5 C
Tirana

Ja kush e fitoi festivalin Luleborë në Shkodër, surprizat nuk munguan.

VENDI

16 interpretues mbushën me aromë Shkodre festivalin Lulebore në Teatrin Migjeni. Këngë qytetare shkodrane të interpretuara nga këngetarë të rinj dhe të mirënjohur, korrën duartrokitjet e publikut. Fitues i çmimit të parë në këtë edicion të katërt të festivalit Luleborë i cili ka si qëllim ruajtjen dhe trashëgiminë e këngës qytetare shkodrane si një vlerë artistike dhe shpirtërore të qytetit verior, u shpall Lorjan Ejlli me këngën Kur të thash të dua.

Nuk e mohoj faktin që jam i emocionuar, gjithsesi vlen për tu përmendur se ishte një këngë cilësore jashtë turbullirave të përditshmërisë sonë , të krijmtarisë së përditshme që për fat të keq është duke influencuar shumë në artin e pastër në Shkodër por jo vetëm në gjithë Shqipërinë, tha Ejlli. Ndërsa Kryetari i jurisë, muzikanti Markeljan Kapedani dhe drejtoresha Rita Gjeka thanë se festivali Lulebore çdo ditë e më tepër vjen duke u perfeksionuar.

Ky është edicioni i katërt i cili ka një zhvillim të mëtejshëm pra sjell gjithmonë risi , sjell freski në krijime. E shoh këtë festival gjithmonë në rritje, prandaj edhe në një farë mënyre ndjehem i obliguar të kthehem për të dhënë gjithmonë kontributin tim për këtë festivale për të rëndësishëm për qytetin tonë, u shpreh kryetar jurisë Markeljan Kapedani.

Unë të them të drejtën për këtë festival jam goxha e gëzuar dhe e kënaqur prej vetë spektatorit, ju e shikuat vetë se çfarë mrekullie është një skenë e mbushur plot, një skenë që duartroket thuajse të gjitha këngët , i ndërpret me duartrokitjet të gjitha këngët dhe për mua kjo është arritja, u shpreh drejtoresha e teatrit Migjeni Rita Gjeka. Surpriza e këtij edicioni ishte rikthimi në skenë pas shumë viteve i motrave Rita dhe Juli Ndoci, të ardhura posaçërisht nga Gjermania për këtë event, duke i kënduar mallit e duke dhuruar fragmente nostalgjie.

- Advertisement -

TE FUNDIT