9.5 C
Tirana

Ish ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro i nxjerr të palarat Ramës.

VENDI

Ish ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ishte ditën e djeshme ishte e ftuar në emisionin Thumbon. Bashkë me dy prezantueset, ish ministrja ka folur edhe për solidaritetin që kanë koleget mes njëra tjetrës në Parlament. Sipas Kumbaros, gratë ndjehen nënpresion nga Partitë dhe për këtë arsye nuk i dalin në krah njëra tjetrës. Ajo që më vjen keq.

Meqë përmendët edhe faktin që ka gra në parlament. Ajo që më vjen keq është se gratë nuk kanë arritur atë solidaritetin që thatë ju. Edhe tek partia është partiarkale, është kryetari që vendos. Burrat e partisë që edhe pa thënë ushtrojnë presion që një grua nuk duhet të shprehi solidaritet me gruan e partisë tjetër. Më vjen ndër mend ajo shprehja aq idiote. Partia mbi të gjitha, tha Kumbaro.

Shprehja e fundit, na sjell ndërmend një frazë nga një intervistë televizive e Ramës, gjatë debateve të krijuara brenda PS me Ben Blushin. Nuk mund të jesh dot në PS nëse nuk je me Shqipërinë, PS është krijuar për ti shërbyer Shqipërisë. Është një marrëzi kjo, ca pyetjet është kjo a je me Partinë apo me Shqipërinë. Nuk ka mundësi të jesh me partinë Socialiste dhe të mos jesh me Shqipërinë, është e pamundur, thoshte Rama asokohe.

- Advertisement -

TE FUNDIT