9.5 C
Tirana

Humbi burrin dhe tre fëmijët në aksidentin tragjik, Evisa merr vesh lajmin e kobshëm

VENDI

Evisa Preka ka marrë ditën e sotme lajmin e kobshëm se burri i saj dhe tre fëmijët, nuk jetojnë më pas aksidentit tragjik një javë më parë.
37-vjeçarja, e cila ndodhet ende në reanimacionin e spitalit të Shkodrës,
ka shpërthyer në lot dhe dëshpërim të thellë.
Menjëherë mjekët e spitalit të Shkodrës i janë gjendur pranë duke i
dhënë një dozë ilaçesh të forta për bombardimin e trurit.

Panorama bën me dije se Evisa ende ndodhet nën efektin e ilaçeve dhe një kujdes të rreptë të mjekëve të spitalit të Shkodrës.
Ajo është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka disa dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjerat të trupit por ajo që po monitorojnë mjekët është edhe
rrahjet e zemrës dhe gjithçka tjetër në mënyrë që të mos pësojë të njëjtin fat si të katër të dashurit e saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT