10.5 C
Tirana

Gjykata e Shkodrës vlerëson arrestimin e tre punonjësve të zonave të mbrojtura.

VENDI

Gjykata e Shkallës së Parë e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tre punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura duke i liruar nga qelia.

Vesel Tusha 56 vjeç specialist në Zonat e Mbrojtura dhe Palë Keçi 65 vjeç që tani dilte në pension me Refik Zaganin 57 vjeç roje mjedisore në Zonat e Mbrojtura u arrestuan para dy ditësh dhe u akuzuan për shpërdorim detyre.

Policia njoftonte se pas kontrolleve në Velipojë janë konstatuar një sërë shkeljesh, si gërmime, shpyllëzime, rrethime me gardh me rrjete dhe me shtylla betoni etj duke i arrestuar por sot gjykata i liroi.

Pas lirimit nga gjykata Administrata e Zonave të Mbrojtura thotë se ka mbështetur që në fillim dhe vazhdon të mbështesë procesin për zbardhjen e ngjarjes me besimin e plotë tek pafajësia e punonjësve.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në fund ka edhe një mesazh për punonjësit që u liruan nga gjykata në veçanti duke i uruar pensionin Palë Keqit i cili ditët e fundit të punës u arrestua në mënyrë të paligjshme sipas gjykatës.

Skuadra e Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër i uron kolegëve Vesel Tusha dhe Refik Zagani punë të mbarë në vazhdim, ndërsa Palë Keqit i urojmë ta gëzojë pensionin.

- Advertisement -

TE FUNDIT