10.5 C
Tirana

Fierza hap portat, përmbytet ultësira e Shkodrës

VENDI

Janë hapur portat e shkarkimit në Fierzë e për pasojë uji ka vershuar në ultësirën e Shkodrës. Aktualisht prurjet në digën e HEC janë 1300 m3/sek ç’ka ka bërë të detyrueshme shkarkimet.
Situata e vështirë që pret banorët e këtyre zonave u paralajmërua më herët nga deputeti i PD në Shkodër, Bardh Spahia.
Përmes një statusi në facebook, ai thotë:
“Situate alarmante ne ultesiren e Shkodres!
Rritet siperfaqja e tokes se permbytur ne Anen e Malit. Rruga qe lidh fshatin Obot bllokohet. Hera e trete brenda dy muajve qe keto zona permbyten.
Fusha e Muriqanit sot pasdite. Niveli i ujit vazhdon te rritet.
Mendohet qe kjo situate ka ardhur si pasoje e hapjes se portave te hidrocentralit edhe pse ka mungese te plote informacioni”.

- Advertisement -

TE FUNDIT