9.5 C
Tirana

E konfirmuar/Princi Charles pozitiv ndaj koronavirusit

VENDI

Princi Charles, djali i mbretëreshës Elizabeth II ka ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus dhe aktualisht është i izoluar në Skoci.

Kjo është deklarata zyrtare nga Klarence House:

“Princi i Uellsit ka testuar pozitiv për koronavirusin. Ai ka shfaqur simptoma të buta, por gëzon shëndet të mirë dhe gjatë këtyre ditëve ka punuar nga shtëpia.

Dukesha e Cornwall gjithashtu është testuar, por nuk ka rezultuar pozitive ndaj këtij virusi. Në përputhje me këshillat qeveritare dhe mjekësore, Princi dhe Dukesha tani po izolohen në shtëpinë e tyre në Skoci. Testet u kryen nga NHS në Aberdeenshire, ku ata plotësuan kriteret e kërkuara për testim.

Nuk është e mundur të përcaktohet se nga kush e ka marrë princi virusin për shkak të numrit të madh të angazhimeve që ai ka në rolin e tij publik gjatë javëve të fundit”, përfundon kështu deklarata zyrtare nga pallati mbretëror.

- Advertisement -

TE FUNDIT