10.5 C
Tirana

DIABETI, ÇDO DITË 3 – 4 RASTE TË REJA NË SPITALIN E SHKODRËS

VENDI

14 nëntori shënon ditën botërore të sëmundjes së diabetit. Në spitalin rajonal të Shkodrës, shifrat e pacientëve të prekur nga kjo sëmundje janë të larta.

Mjekja endokrinologe Lindita Mlloja bën të ditur se çdo ditë shfaqen 2-3 raste të personave të prekur nga kjo sëmundje

Insulina bën të ditur mjekja endokrinologe nuk duhet përdorur në të gjitha rastet e shfaqjes së diabetit, pasi në këto raste mund të shfaqen komplikacione të tjera në trup.

Diabeti krijohet nga rritja e nivelit të sheqerit në gjak, në rastet kur organizmi nuk prodhon sasinë e nevojshme të insulinës. Është ndër sëmundjet që prek të gjitha organet kryesore të trupit, mjekët këshillojnë se shpëtimi I vetëm nga kjo sëmundje është ruajtja e një dietet ushqimore dhe aktiviteti I vazhdueshëm fizik.

- Advertisement -

TE FUNDIT