9.5 C
Tirana

Dekor fantasik në “Air Albania Stadium”, 21 mijë flamuj kuqezi do valëviten nga tifozët

VENDI

Përurimi i stadiumit të ri të Tiranës do të jetë një ngjarje e cila do të kujtohet gjatë, ndaj si e tillë duhet që çdo gjë të jetë e bukur për të kënaqur mijërat e tifozëve të pranishëm në “Air Albania Stadium”, por edhe milionat e shqiptarëve që do ta ndjekin takimin Shqipëri-Francë nga tv.

Përveç koncertit festiv që do të moderohet nga Ardit Gjebrea, koreografisë në fushë me 400 fëmijë dhe spektaklit të dritave, Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar edhe për dekorin e kësaj sfide, i cili do të jetë i veçantë

21 mijë flamuj kombëtarë janë shpërndarë nëpër ulëse dhe çdo tifoz do të ketë flamurin e tij për ta valëvitur në çastin kur ekipet do të zbresin në fushë, çka do të krijojë një moment vërtet emocionues në stadium.

- Advertisement -

TE FUNDIT