11.5 C
Tirana

Bashkia Shkodër merr masa, nis dezinfektimin e ambienteve dhe institucioneve publike.

VENDI

Në territorin e Bashkisë së Shkodrës ka nisur dhe po vazhdon dezinfektimi i ambjenteve. Sipas urdhrit 230 të kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi do të kryhet dezinfektimi i të gjitha institucioneve në varësi të qeverisjes vendore institucioneve administrative shkolla kopshte e çerdhe konvikte dhe qendra në territor.

Procedura shumë e rëndësishme e dezinfektimit po kryhet sipas të gjitha standarteve profesionale duke garantuar kështu efikasitet të plotë. Endri Haxhiraj drejtues i procesit të dezinfektimit thotë se puna do të vazhdojë pa ndërprerje në të gjitha institucionet sipas grafikut të përgatitur nga Bashkia e Shkodrës.

- Advertisement -

TE FUNDIT