10.5 C
Tirana

Adrola Dushi: Nuk jetoj dot pa…

VENDI

Modelja bukuroshe Adrola Dushi ishte së fundmi e ftuar në emisionin Mirage ku ka dhënë një rrëfim ekskluziv. Jeta si një nënë beqare është e vështirë por si po ia del Adrola?

Ajo ka treguar se e ka përjetuar shumë keq ndarjen nga Adisi ka qenë periudha më e vështirë e jetës së saj po ashtu një moment i vështirë dhe për Troin.

Megjithatë modelja e ka gjetur forcën te i biri duke pasur parasysh faktin se kur një gjë nuk ecën thjesht nuk ecën dhe nuk ke çfarë ti bësh.

A është në një lidhje Adrola? Modelja ka treguar se është njeri shumë sentimental dhe nuk jeton dot pa dashuri. Megjithatë, ende nuk i ka trokitur fati.

E kam thënë e them dhe do e them unë nuk jetoj dot pa dashuri kam shumë nevojë. Nuk do të filloj të flas për këtë pjesë sepse skam as si e komentoj.

Por akoma nuk më ka ardhur fati për të pasur qetësinë e duhur shpirtërore e kam shumë të nevojshme shpresoj shumë që Zoti ta ketë rezervuar diku për mua është shprehur ajo.

- Advertisement -

TE FUNDIT