10.5 C
Tirana

Zyrtare/ Linda Rama ngarkohet me detyrën më të re në Londër

VENDI

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama mundohet të jetë gjithmonë larg vëmendjes së medias duke mos zbuluar detaje të jetës së saj personale dhe profesionale.

 

Por kësaj here është zbuluar detyra e saj më e re. Mësohet se Linda do të udhëtojë drejt Londrës ku do të jetë folësja kryesore në Samitin Global të Gruas në datat 13-14 korrik.

 

Lajmin e ka bërë me dije, kryetarja e kësaj shoqate, Mirela Sula.

 

“Është zyrtare, Linda Rama, gruaja e kryeministrit të Shqipërisë do të jetë folësja jonë kryesore në Samitin Global të Gruas në Londër – Bashkohu me ne në 13-14 korrik”, shkruan Sula, krahas fotos me zonjën Rama, ku bie në sy stili i saj i veçantë.

- Advertisement -

TE FUNDIT