25.5 C
Tirana

‘Zogu pushverdhë, ça ke tymosur?’/ Pedagogia ‘degjeneron’ Cakajn për ‘hapjen’ e negociatave

VENDI

Siç edhe u sqarua nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian, hapja e negociatave me Shqipërinë duhet të diskutohet minimalisht nga tetori.

 

Por, me sa duket për maxhorancën, ‘vjeshta’ është njësoj si ta marrësh provimin në sezonin e parë, dhe ministrat e kabinetit nuk kanë heziutar të përgëzojnë qeverinë dhe vendin për marrjen e lajmit të mirë.

 

Në këtë kuadër, ka folur edhe Ministri i Jashtëm, Genc Cakaj i cili gjatë mbrëmjes së djeshme nuk e fshehte dot entuziazmin ‘platonik’ për çeljen e negociatave me BE-në.

 

Lidhur me këtë deklaratë kaq absurd ka reaguar edhe pedagogia dhe ish-antarja e Këhillit Bashkiak të Tiranës, Mirela Bogdani. Përmes një statusi në Facebook ajo kaironizuar fjalën e Cakajt duke e quajtur atë edhe një ‘zog pushverdhë’ marrë këtu në konsideratë jo vetëm moshën e tij por edhe mungesën e eksperincës në një detyrë kaq impenjative.

 

Duhet thënë se qeveria e shiti sërish si një sukses mosçeljen e negociatave, duke thënë se tashmë Shqipëria nuk ka asnjë kusht shtesë për të plotësuar. Cakaj shkoi deri aty sa tha se ne e morëm rekomandimin pozitiv, pavarësisht se një pjesë e konsiderueshme e vendeve të BE-së po mendojnë seriozisht kthimin e regjimit të vizave të shqiptarëve.

- Advertisement -

TE FUNDIT