24.5 C
Tirana

Zbulohen çiftet e para të “Dance With Me”. Ja kur nis spektakli.

VENDI

Ka nisur puna për edicionin e ri të spektaklit të kërcimit mes personazheve VIP “Dance With Me”. Edicioni i 6-të pritet të nisë transmetimin në fillim të muajit shtator, ndërsa mësohet se tashmë janë përzgjedhur dhe publikuar emrat e katër personazheve VIP.
Çifti i parë mësohet se është aktori Florian Agalliu dhe këngëtarja Era Rusi.

Ndërkohë çifti i dytë është ish-velina e ‘Xing me Ermalin’ Kejvina Kthjella dhe ish-deputeti Eduart Ndocaj i njohur ndryshe si ‘kaubojsi’.

Edhe ky edicion i spektalit do të moerohet nga Alketa Vejsiu nën regjinë e Vera Grabockës. Sakaq nuk dihen nëse në panelin e jurisë do të mbeten edhe këtë vit Valbona Selimllari e Robert Aliaj apo se kush do të jetë emri i tretë që është personazhi që ndryshohet më shpesh në juri.

- Advertisement -

TE FUNDIT