17.5 C
Tirana

“Xhensila nuk gabon kurrë, është një engjëll…”

VENDI

Sot programi “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan solli intervistën e veçantë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Ajo festonte 27-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk munguan edhe surprizat.

Një nga mikeshat më të ngushta të Xhensilës është Oli, e cila kishte ardhur për t’i bërë një surprizë. Këngëtarja u emocionua së tepërmi dhe tha se e ka mikeshë shpirti dhe është e bekuar me të.

Ajo çfarë e ka tërhequr tek mikesha e saj është dashuria e vërtetë dhe pastërtia. Ndërsa nga ana tjetër, mikja e saj Oli tha se Xhensila është një engjëll i vërtetë dhe për këdo që e ka afër është fat.

Ardit Gjebrea: Sa ditëlindje të tuat ke festuar me Olin?

Xhensila Myrtezaj: Ne kemi 3 vite që festojmë ditëlindjet e mia, në ditët e sotme kam kuptuar që nuk ka vlerë sa kohë ke me një njeri, por kur e gjen atë njeri. Unë e kam gjetur Olin në momente goxha të nevojshme. E kam patur mikeshë shpirti, kështu që jam e bekuar me Olin.

Ardit Gjebrea: Në epokën e famës të gjithë të bëhen miq?

Xhensila Myrtezaj: Absolutisht!

Ardit Gjebrea: Çfarë ke vlerësuar ti tek miqësia me Olin apo dhe me mikeshat e tjera?

Xhensila Myrtezaj: Dashuria e vërtetë dhe pastërtia, kjo ka shumë vlerë. Është shumë me vend kjo që sapo the. Unë personalisht kam krijuar një lloj kupole shumë kohë më përpara vetëm prej kësaj arsyeje, mirëpo Oli ariti të depërtonte tek kupola ime, kështu që nuk do dalësh më.

Ardit Gjebrea: Si është Xhensila si shoqe?

Oli: Çdo njeri që e njeh Xhensilën nga afër e ka shumë të lehtë t’i lexojë atë pastërtinë e shpirtit, atë korrektësinë. Xhensila është shumë e kujdesshme, nuk gabon kurrë, nuk di çfarë të them, është një engjëll. Është fat për këdo që e ka afër./tvklan.al

- Advertisement -

TE FUNDIT