14.5 C
Tirana

Volejbollistja shkodrane Cindy Marina pozon si “Miss Universe” para logos së Vllaznisë

VENDI

Ka lindur në Amerikë por origjina e saj prej Shkodre e bën Cindy Marinën të jetë e lidhur pas ngjyrave kuqeblu të Vllaznisë, skuadër për të cilën ka luajtur volejboll nëna e saj, Kristina Nikolli.

 

Bukuroshja Cindy Marina, e shpallur “Miss Universe Albania 2019”, është pritur sot nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi.

 

E shoqëruar nga familja e saj dhe stafi producenti i “Miss Universe Albania 2019”, vajza me origjinë shkodrane por e lindur dhe e rritur në SHBA, ka falënderuar për mikpritjen e rezervuar.

 

Kryebashkiakja Ademi e ka uruar për çmimin e rëndësishëm në konkursin e mirënjohur të bukurisë, duke i uruar suksese edhe në përfaqësimin e Shqipërisë në konkursin “Miss Universe 2019” që do të organizohet në Korenë e Jugut.

 

Qytetarja e parë e Shkodrës ka vlerësuar ruajtjen e vlerave kombëtare e shkodrane, duke nisur nga gjuha por edhe trashëgimitë e ruajtura brenda familjes, falë dy prindërve Kristina Nikolla- Marina dhe Ardian Marina. Kryetarja e Bashkisë ka vlerësuar zonjushën Marina dhe si një sportiste e spikatur, pjesë e Kombëtares sonë të volejbollit.

© shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT