15.5 C
Tirana

Tërmeti lëkundi vendin/ E ndjen edhe Fevziu në studio: E shkundi, e shkundi! S’reagova se thashë mos gaboja

VENDI

Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 3.4 të shkallës Rihet, është ndjerë shumë pavarësisht se konsiderohet i dobët.

Tërmeti është ndjerë edhe në studion e “Opinion”, ku moderatori Blendi Fevziu po zhvillonte një bisedë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun. Pasi mori informacionin për lëkundjen, Fevziu ndau shqetësimin e tij me të ftuarin e radhës, Elvis Naçin.

“E shkundi pak studion Naçi e shkundi. Po shihja dritat që lëviznin por nuk reagova se thashë mos gaboja,”-tha Fevziu.

Epiqendra e tërmetit ishte në Derven, Fushë Krujë dhe sipas IGJEUM u shwnua magnituda 3.4 e shkallës Rihter me thellësi 34 km.

- Advertisement -

TE FUNDIT