14.5 C
Tirana

Tension/Rama fjalim në Shkodër, pjesëmarrësit thërrasin emrin e Tom Doshit

VENDI

Në një situatë të tensionuar kryeministri Edi Rama arriti të zhvillojë takimin elektoral në Shkodër. Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë kishin rrethuar gjithë sheshin ku u mbajt takimi, ndërsa nuk munguan as përplasjet.

Policia përdori për disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që drejtohej nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi. Pikërisht për këtë të fundit Rama, hodhi akuza të forta.

“Drejtuese më e paaftë që është ulur ndonjëherë në karrigen e një kryetari bashkie të majtë apo të djathtë në të gjitha vitet e shteti shqiptar”, tha Rama.

Kryeministri tha se ky është qytet është sfida e tij personale.

“Katër vjet më parë ju thashë vlonjatëve se ishte koha për të hapur një kapitull transformimi. Dhe kushdo që e sheh Vlorën sot faktikisht e ka të vështirë ta njohë.

Ndërsa sot ju them gjithë shkodranëve që Shkodra e 4 viteve të ardhshme është ndër të tjera edhe sfida ime personale për të bërë së bashku me Valdrinin më shumë se në të thuajse 30 vitet e marra së bashku nën drejtimin e atyre që sot kanë dalë në rrugë të madhe.

Nuk dinë më se çfarë ofrojnë tjetër përveç kërcënimeve, shantazheve, motolovëve dhe kaosit“, tha Rama, ndërsa pjesëmarrësit bërtisnin emrin e deputetit të përjashtuar nga PS, Tom Doshi i cili doli deputet nga lisa e PSD-së./ Opinion.al

- Advertisement -

TE FUNDIT