10.5 C
Tirana

Takim urgjent! Rama mbledh në mënyrë të papritur 4 të besuarit e tij, çfarë po ndodh?

VENDI

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim të papritur këtë pasdite me disa nga figurat kryesore të PS në selinë rozë.

Mësohet se kryeministri është takuar me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballën, me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, Damian Gjiknurin dhe ministrin Bledi Çuçi.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa ende nuk dihet motivi i kësaj “mbledhje rrufe”.

Temat më të rëndësishme gjatë ditëve të fundit kanë qenë kronikë e zezë, tema e zgjedhjeve të 25 prillit, por edhe ajo e shkarkimit të Presidentit Meta.

- Advertisement -

TE FUNDIT