20.5 C
Tirana

Stresi thumbon Ghetto Geasy dhe i thotë të lër muzikën, “Gjysh ta japim dorën për çka ke qenë por…”

VENDI

Ghetto Geasy bashkëpunoi me Majk dhe Ermal Fejzullahun dhe mbrëmë publikuan këngën e tyre më të re.

‘Para Para’, mban titullin projekti i lansuar i cili mori vëmendje ditën e djeshme. Bashkëpunimi i tyre erdhi i papritur derisa u publikua me videoklip dhe reperi Stresi e ka komentuar duke iu drejtuar Geasyt.

Përmes një storie në Instagram, ai ka shkruar se reperi dikur ka qenë IN, mirëpo tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe ka më shumë të talentuar se sa ai.

“Gjysh ta japim dorën për çka ke qenë dhe realisht pa hi në muzikë të kemi dëgju. Mirëpo gjërat ndryshojnë vin më të mirë dhe më të talentum dhe pse jo kanë ide më të mrekullueshme dhe bëjnë publikun për vete. Ka po shkon ky hip hop? 2 meta nën tokë”, ka shkruar Stresi.

- Advertisement -

TE FUNDIT