13.5 C
Tirana

Spektakolare/ Si i mashtroi biznesmenët dhe u zhduk me 3.5 miliardë dollarë ekonomistja bukuroshe?

VENDI

Me zjarrin që dilte nga skena, muzikën e lartë dhe turmën që ulërinte, sallat e mbushura plot të jepnin idenë e një koncerti rroku më tepër se sa të një konference ekonomike.

 

Pastaj, kur mijëra sy ishin fiksuar tek ajo, gjermano-bullgarja, Dr. Ruja Ignatova niste të shpaloste vizionin e saj të jashtëzakonshëm për ekonominë; të quajtur OneCoin, si analogji me të famshmen bitcoin, përmes të cilës investitorë të vegjël kishin bërë miliona duke u vetëpërjashtuar nga rregullat dhe tarifa të kushtueshme të bankave tradicionale.

 

Sharmantja 36-vjeçare i drejtohej turmës nëpër konferencat-koncerte të mbajtura në vende të ndryshme duke i ftuar të mos humbin kohë për t’u bërë pjesë e këtij sistemi, sipas saj revolucionar, që do të bëhej edhe më i madhe se bitcon në pak vite. Ajo i nxiste ata të investonin.

 

Dhe deri në mars 2017, më shumë se 3.5 miliardë dollarë ishin investuar në sistemin OneCoin nga 175 vende. Mendohet se rreth 100 milionë kishin ardhur nga Britania e Madhe. Pas kësaj doktoresha gjermano-bullgare e ekonomisë u zhduk në drejtim të paditur, bashkë me miliardat që fitoi përmes mashtrimit spektakolar.

- Advertisement -

TE FUNDIT