24.5 C
Tirana

“S’kanë ndalur në asnjë moment punën për të shpëtuar jetë”, realizohet ndërhyrja e vështirë në Spitalin e Shkodrës

VENDI

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një mesazhi në ‘Facebook’ pohoi se sot në spitalin e Shkodrës është realizuar një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale.

Bëhej fjalë për një rast me cistektomi radikale, që sipas ministres u krye tek një pacient me dializë.

“Një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale, cistektomi radikale, tek një pacient dializant u realizua sot në spitalin rajonal të #Shkodrës, falë punës së ekipit të kirurgjisë që vijon të jetë në gatishmëri për për të përballuar çdo problem shëndetësor të qytetarëve, edhe në këtë situatë pandemie.

Punë e palodhur e dr. Gëzim Galiqi, dr. Oltion Alibali, dr. Bashkim Kraja, infermiere Bisere Tuzi dhe të gjithë ekipit të spitalit të Shkodrës që nuk e kanë ndalur në asnjë moment punën për të shpëtuar jetë🙏🏼”, shkruan Manastirliu.

- Advertisement -

TE FUNDIT