14.5 C
Tirana

Situata e pandemisë në vend nuk ka ndalur punën, vazhdon ndërtimi i rrugës së Thethit…

VENDI

Punimet për rrugën e Thethit në Qarkun e Shkodrës, vazhdojnë pavarësisht situatës së pandemisë në vend. Të paktën kështu mësohet përmes një postimi në Facebook nga kryeministri Rama.

Ai ka shpërndarë disa foto që tregojnë mjete të rëndë gjatë procesit të punës, ndërsa e konsideron si “projekt kyç për pershpejtimin e zhvillimit të turizmit malor”. Rruga e Thethit është mjaft e rëndësishme, duke patur parasysh se tashmë prej dekadash, është një nga pikat turistike më të preferuara nga të huaj por edhe turistë vendas.

POSTIMI I RAMËS

🟢 Rruga Qafë Thore – Theth, ku vazhdon puna për realizimin e këtij projekti kyç për përshpejtimin e zhvillimit të turizmit malor🏕🏔

#ShqipëriaqëDuam❤️

- Advertisement -

TE FUNDIT