17.5 C
Tirana

“S’i çoi Rama por vullneti i lirë”, Kabo përplaset me Shehun për mjekët shqiptarë: Dil në vijë të parë, mjaft punove në rrjetet sociale

VENDI

Profesor Përparim Kabo ka kundërshtuar ish-deputetin Tritan Shehu, i cili shprehet se mjekët dhe infermierët që u dërguan nga Shqipëria për të ndihmuar Italinë, nuk shkuan për shkak të kryeministrit Ed Rama, por me vullnetin e tyre të lirë. Në një status në Facebook, Kabo shkruan se në vend që të bëhet debat në rrjetet sociale, Shehu, që është edhe me profesion mjek, mund ta konsiderojë edhe veten për të dalë në vijë të parë të luftës me Covid-19, e jo të gjykojë të tjerët. Sipas Kabos, Shehu gjykon vetëm punën e të tjerëve në rrjetet sociale dhe kjo gjë nuk duhet të ndodhë.

“Mjeku Tritan Shehu debaton ne fb me nje mik te tijin dhe atje lexojme se vajtja me pagese e mjekeve dhe infermiereve ne Itali per te ndihmuar perdoret nga propaganda qeveritare si cinizem por perdoret edhe termi mercenarizem… Ndaj me duhet te jap kete pergjigje…per kete dialog dhe pedorimin e termave..Mercenaret shkonin ne lufte me pagese per te vrare dhe jo per te mbrojtur jeten si po bejne mjeket dhe infermieret tane. Nese ky akt human quhet merecenarizem e para tregohet se nuk dihet kuptimi i termit dhe e dyta je cinik ndaj humanizmit qe nuk mer leje ne sakrificen e vet..Kush nuk e ben dot ate qe ben kolegu…mbetet vetem te flasi. Zoti Shehu ju jeni zv-rektor ne nje universitet qe ka dege mjekesie dhe infermierie .. A mund te na thoni cili eshte kontributi i tyre se paku ne Shqiperi por edhe ne Itali se pjesa me e madhe e tyre jane studente italiane. Kam vene re se ju gjithcka e shihni vetem zi…ju bej thirrje publike te dilni nga kjo gjendje …nuk ju ben nder. Ju psh, ju personalisht…pikerisht ju pse nuk shkoni ne Itali te ndihmoni..Ju se beni dot kete. Ju punoni on line vetem duke sulmuar punen qe bejne te tjeret e cila ka te meta dhe gabime…por ama punohet. Shko nje dite te vetme te Tritan Kalo e Lul Kraja rri nje turn se paku…dhe te shohim kontributin tuaj…Veprat mbeten…Pkabo 30 mars 2020,”- shkruan Shehu.

Në një status në rrjetet sociale, Shehu shkruante se 30 mjekët dhe infermierët, në të vërtetë nuk i ka dërguar kryeministri Edi Rama por dëshira dhe vullneti i tyre për të ndihmuar Italinë. Sipas Shehut, ata kanë shkuar si misionarë në atë vend.

“Keta misionare solidariteti nuk i dergoi Rama, por koshienca e tyre! Ka nje keq perdorim cinik ne teatralitetin e Qeverise me vendimin tejet human, ndjenjen solidare te atyre 30 mjekeve e infermiereve, qe me vullnet te lire vendosen te nisen drejt Italise, duke u bere keshtu shprehje e ndjenjave te nje populli, qe i dhimbur nga tragjedia italiane, nuk mund te qendroje duar lidhur. Paradoksalisht ne te gjithe ate ceremoni, te vetmin qe shqiptaret identifikuan e degjuan ishte Kryeministri e ndonje minister i tij, protagonistet e vertete te kesaj inisiative u vendosen qellimisht ne “hije”, larg, pa fytyra, pa emra e pa ze. Ata nuk i dergoi ne Italine mike Rama, as “pagesa” e Qeverise sic kerkohet per turp te evidentohet nga burimet qeveritare, ata nuk po shkojne aty si mercenare, por si misionare te lire drejt atij vendi e populli kaq afer nesh ne histori, sot dhe neser, qofte edhe ne kete perpjekje per te perballuar epidemine. “Clirimi” i Italise nga kjo e keqe eshte edhe fitorja e jone, garanci per suksesin tone, sepse dhe kjo lufte eshte e perbashket. Pershendetjet me te ngrohta atij grupi misionaresh, jo thjesht ne beteje me virusin, por edhe si nje deshmi e asaj qe na bashkon me ate vend e popull!”- shkruante Shehu.

Tre ditë më parë, u nisën nga Rinasi drejt Italisë 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, pasi është nga vendet më të prekura nga COVID-19. Ky vendim i qeverisë shqiptare u mirëprit nga qeveria e shtetit fqinj ndërsa kryeministri Conte nuk ngurroi që të falënderonte homologun, Edi Rama.

- Advertisement -

TE FUNDIT