15.5 C
Tirana

Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti do rindërtohen para shtatorit, Edi Rama në Floq

VENDI

Kryeministri Rama ishte mesditën e kësaj të mërkure pranë banorëve në fashtin Floq, shtepite e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti i 1 qershorit.
Pasi u njoh me situatën dhe gjendjen e banorëve që janë ende në çadra, Rama premtoi se brenda pak kohësh qeveria do të rindërtojë plotësisht të gjitha banesat e shembura.
Rindërtimi do të nise pas përfundimit të vlerësimit të plotë të dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet sizmike.
Banorët e Floqit morën garanci nga kryeministri se brenda shtatorit do të jenë në shtëpitë e tyre.

- Advertisement -

TE FUNDIT