13.5 C
Tirana

Shqiptarët vetëm 90 minuta kohë në ditë për të bërë pazar/ Rama: Nga 4 maji nis lëvizja ndërqytetase (MASAT LEHTËSUESE)

VENDI

Shqipëria vijon luftën me koronavirusin, pasi çdo ditë rritet numri i të infektuarve në vendin tonë. Orari i lejuar për të bërë pazar është nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 të pasdites dhe qytetarët mund të dalin të bëjnë pazar për vetëm 90 minuta në ditë.

Shqiptarët nuk duhet të aplikojnë për leje në Policinë e Shtetit, por tek portali e-Albania. Për ata që duan të shkojnë në punë, lëvizja me makina lejohet në dy fashat e orarit, nga ora 05:00-8:00 të mëngjesit dhe për kthimin nga ora 16:00 deri në 17:30 të padites. Po kështu, në makinë mund të merrni vetëm një koleg të punës ose partnerin, i cili duhet të jetë ulur në sediljen e pasme.

Edi Rama ka njoftuar së fundmi se qytetarët mund të aplikojë për leje-dalje për arsye shëndetësore. Ai nënvizoi se ata duhet të aplikojnë fillimisht tek e-Albania dhe pasi të dalin nga shtëpia do të duhet të kenë me vete një dokument mjekësor për vizitën. Rama ka theksuar se qytetarët mund të përdorin edhe makinat, por targën duhet ta deklarojnë gjatë aplikimit.

Ndërkohë një ditë më parë Rama u shpreh se duke nisur nga e hëna tjetër do të zgjatet orari për daljen nga shtëpia për të kryer pazaret dhe do të shqyrtohet mundësia për hapjen e shkollave. Po kështu, Rama nënvizoi se pas datës 4 maj do të hapet edhe lëvizja ndërqytetase, për të gjithë ata që kanë ngecur në qytete të ndryshme, larg shtëpive të tyre. Lidhur me bizneset, numri një i maxhorancës tha se së shpejti do të lejohej edhe hapja e bllokut të tretë për të ndihmuar ekonominë familjare. Sai përket turzimit, ai tha se ende nuk ka një plan.

- Advertisement -

TE FUNDIT