19.5 C
Tirana

”Shqiptarët i kërkojnë llogari’’, Nishani: Rama u thotë të q* robt mor zagar

VENDI

Ish-presidenti, Bujar Nishani është shprehur i revoltuar në lidhje me mënyrën se si komunikon kryeministri, Edi Rama me shqiptarët.

Nishani ka folur në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” me anë të një lidhje në Skype.

Sipas Nishanit Rama shan dhe ofendon shqiptarët nëpër komente pa pikë problemi dhe kjo ndodh vetëm sepse shqiptarët i kërkojnë llogari Ramës.

Nishani është shprehur kështu:

UNË PO BËJ NJË KUNDËRPYETJE PËR QYTETARËT. ÇFARË EMRI TJETËR MUND TË KETË KREU I NJË QEVERIE KUR NË KOMUNIKIM ME QYTETARËT, NË PËRGJIGJE TË HALLEVE DHE PROBLEME TË TYRE TË SHUMTA DHE ANKESAVE TË ARSYESHME, KRYEMINISTRI I VENDIT JU THOTË ‘TQ PIKA PIKA (…) ROBT KUSH JE TI MOR ZAGAR”. A KA MË EPITET TJETËR QË MUND TI THUASH NJË KRYEMINISTRI KUR FLET ME KËTË GJUHË NDAJ QYTETARËVE TË VENDIT?

Po ashtu gjatë fjalës së tij Nishani ka thënë edhe se shqiptarët po vuajnë dhe po përballen edhe me paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë Rama.

Më pas Nishani ka shtuar:

TË MOS HARROJMË SE VETËM NË DHJETËDITËSHIN E FUNDIT TË MUAJIT MARS KJO QEVERI VENDOSI NË FUNKSONIM MEKANIZMAT E PARË QË ISHIN SKANDALOZE, QOFTË SHËNDETËSORE QOFTË SOCIALE. KEMI NJË PANDEMI, NGA ANA TJETËR KEMI ANGAZHIMIN E QEVERISË PËR TA PËRBALLUAR, POR SI ËSHTË ANGAZHUAR?

- Advertisement -

TE FUNDIT