15.5 C
Tirana

SHKODËR, TJETËR INFERMIERE E INFEKTUAR ME COVID-19

VENDI

Vazhdon të zgjerohet harta e të infketuarve në qytetin e Shkodrës, kësaj here në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Nga 45 mostra të marra një ditë më parë nga personelin mjekësor, vetëm 1 infermiere që shërben në reanimacion ka rezultuar pozitive me virusin COVID-19.

Kështu, numri infermiereve të infektuar nga virusin në Spitalin e Shkodrës është 3 ndërkohë që prej ditës së djeshme janë konfirmuar edhe katër pacientë të infektuar me koronavirusin e ri. Në qytetin e Shkodrës janë deri më tani 71 persona të infektuar, në Vau Dejës janë 6 të infektuar dhe në Pukë janë 4 persona të infektuar me COVID-19.

Në orët e para të së hënës është shënuar edhe viktima e tretë nga ky virus në qarkun Shkodër. Një 59- vjeçar nga Puka I cili vuante nga sëmundje të tjera por që rezultonte pozitiv edhe ndaj COVID-19. Nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor bëhet e ditur se në këtë bashki ka nisur puna për gjurmimin e personave të afërm të viktimës që 2 ditë më parë kishte rezultuar pozitiv.

Ndërkohë, shërbim spitalor për shkak të gjendjes më të rënduar shëndetësore po marrin 11 pacientë të infektuar, ndërsa 55 të tjerë janë të karantinuar në banesat e tyre si shkak I gjendjes së stabilizuar shëndetësore.

Në Institutin e Shëndetit Publik, nga qarku Shkodër janë dërguar 27 mostra të reja prej të cilave pritet përgjigjja për personat e dyshuar si të infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.

- Advertisement -

TE FUNDIT