25.5 C
Tirana

Saimir Kodra, pas analizës së antikorpeve: E kam kaluar Covid-19 që në janar

VENDI

Edhe pse pyetja e vazhdueshme ndaj mjekëve nëse mund ta kemi kaluar Covid-19 që në fillim të vitit ka qenë e përsëritur, përgjigjet për këtë kanë qenë skeptike nga ekipi mjekësor.

Shumë pak zëra kanë besuar vërtet se koronavirusi ka qenë mes nesh qysh në muajin janar, megjithatë për këtë është dashur një analizë antikorpesh. Kjo e fundit tregon edhe nëse organizmi ynë e ka mbajtur në gjendje të fshehur virusin.

Për Saimir Kodrën ka ndodhur pikërisht kështu. Në fund të programit, gazetari dhe moderator i “Stop” zbuloi se, pas analizës së antikorpeve, në fakt, ka rezultuar që ai e ka kaluar virusin që në muajin janar.

“Për t’ju zbuluar një sekret, në analizat që bëra të anti-korpeve, jam një person që e kam kaluar Covid-in. Pra e gjithë kjo situatë karantine që rrijmë mbyllur është për të transmetuar të gjithën. Që në janar e kam kaluar”, tha Saimiri në “Stop”.

- Advertisement -

TE FUNDIT