15.5 C
Tirana

Rama sfidon humoristët, dhe ta llet keq me demokratët: Pupupu…

VENDI

Kryeministri Edi Rama dhe zyra e tij e marrëdhënieve me mediat, duket se kanë kohë të mjaftueshme në dispozicion, që të bëjnë videomontazhe, që do ua kishin zili dhe regjisorët më të mirë të komedive.

Mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë ka postuar një video ku përjeshton të gjitha akuzat e ngritura nga PD mbi mënyrën sesi po menaxhohet kriza e shkaktuar nga pandemia Covid 19. Rama duke marrë me radhë, deklarimet e Enkelejd Alibeajt, Albana Vokshit dhe Lulzim Bashës, nxjerr disa dokumente, vërtetësinë e të cilëve e vulos po vetë duke na thënë të kundërtën.

Sipas Ramës nuk ka tendera që janë klasifikuar sekret shtetëror, dhe çmimet e blerjeve të maskave dhe paisjeve mbrojtëse për personelin mjekësor, janë shumë herë më të lira se ato që deklaron PD. Po ashtu Rama nxjerr dhe datat e skandencëssë maskave që sipas tij mbajnë datën e vitit 2023.

Në video shfaqet dhe vetë Rama, që konkuron dhe Ermal Mamaqin, ku njëherë shfaqet i habitur dhe njëherë tjetër shkrihet duke qeshur. Më pas ka dhe një përgjigje për akuzat se nuk janë shpërndarë pagat e luftës, duke nxjerrë dhe emrat e personave që e kanë marrë, ndërkohë që sipas tij shpërndarja vijon.

- Advertisement -

TE FUNDIT