20.5 C
Tirana

‘Po të isha në krye të opozitës, do bashkëpunoja me qeverinë’, Ademi i përgjigjet publikisht Jozefina Topallit

VENDI

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi i është përgjigjur publikisht deklaratës së Jozefina Topallit, që do tha se nëse do të ishte në qeveri do të bashkëpunonte me qeverinë për situatën e COVID-19.

“Fatkeqësi e madhe që qeveriset në këtë mënyrë dhe nuk janë marrë masat dhe përgjegjësia nga qeveria. Ato që nuk janë pjesë e qeverisje kanë mundësinë për të dhënë mendimin e tyre, me të gjithë kontributin që japin me tezat që shtrohen si diskutim si pjesë e një komuniteti. Mendoj që kjo është diskursi i secilit prej nesh dhe nuk mund të dyshoj askush. Fatkeqësi shumë e madhe të mundohet në kontekstin e Shqipërisë të trajtohen politikisht.

Refuzoj me forcë përdorimin politikisht. Bashkëpunimi dhe domosdoshmëria për të folur me njëri-tjetrin për çështje kombëtare është parësore. Do të kemi kohë për të bërë hesape dhe do kemi kohë për të dhënë llogari qytetarëve, por letë dalim njëherë nga kjo pandemi”, tha Ademi.

- Advertisement -

TE FUNDIT