12.5 C
Tirana

“Perdorimi politikisht i pandemisë në Shkodër dështoi”, kryebashkiakja Ademi “përplaset” me zëvendësministrin Lamallari

VENDI

Në emisionin Open në Top Channel është folur sonte për situatën në Shkodër, ku pati një përplasje mes kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe zëvendësministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.

Voltana Ademi tha se Ministria e Shëndetësisë nuk i ka raportuar të dhënat e sakta nga Shkodra.

“Ka pasur vikt ima nga Shkodra që kanë ndërruar jetë, duke pasur sëmundje të tjera por që janë prekur edhe nga Covid-19. Janë 5 vikt ima të tilla. Këto kanë ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës dhe atë të Tiranës”- tha Ademi.

Deklaratën e Ademit e kundërshtoi zëvendësministri Lamallari i cili tha se nuk ka një qëllim për të fshehur të dhënat. “Nuk ka kuptim që të fshihen të dhënat”- tha Lamallari.

Debati mes tyre nisi kur Ademi tha se përdorimi i situatës së pandemisë politikisht dështoi në Shkodër, gjë që u kundërshtua nga Lamallari.

“Përdorimi politkisht i pandemisë në Shkodër dështoi. Pandemia nuk na ka prekur vetëm neve por mbarë botën. Të jesh i sëmurë nuk është turp, por të jesh i sëmurë do të thotë të kesh nevojë për përkujdesje”- tha Ademi.

E kundërshtoi zëvendësministri Besfort Lamallari i cili tha se në fillim në Shkodër nuk u zbatuan masat siç duheshin. “Në fillim të pandemisë në Shkodër nuk po zbatoheshin masat e marra. Nuk kishte një thirrje të duhur për të sensibilizuar qytetarët. Pas vizitës në Shkodër, morëm disa masa duke mbyllur tregjet dhe duke ndaluar shëtitjet, ç’ka çoi në normalizimin e situatës”- tha Lamallari.

- Advertisement -

TE FUNDIT