26.5 C
Tirana

Pasi dogjën shkollën 102 vjeçare në Shkodër, huliganët e Xhelalit tentojnë të shqyejnë derën e shkollës në Kamëz

VENDI

Dita e sotme ka nisur me tensione edhe në Kamëz, pranë KZAZ ku janë mbledhur militantë të Partisë Demokratike.

Kjo situatë e tensionuar po ndodh në bashkit e drejtuara nga PD dhe LSI që kanë vendosur të zbatojnë dekretin e presidentit Ilir Meta i cili anulon datën e zgjedhjeve, 30 qershor.

Qytetarët tentojnë të hapin me forcë derën kryesore të shkolles “Ibrahim Rugova” ku ndodhet KZAZ e Kamzes. Bashkia duke zbatuar dekretin e presidentit Meta ka dhënë urdhër për lirimin e ambientit.

Ata kanë tentuar të hapin me forcë portën e shkollës ku ndodhen materialet zgjedhore të kësaj KZAZ, dhe pas disa tentativave e kanë hapur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po nxjerrin me forcë nga ambientet e KZAZ, duke përdorur një spraj lotsjellës.

- Advertisement -

TE FUNDIT