12.5 C
Tirana

Paguan 230 euro hotelin, skandal ushqimi që ju jepët emigrantëve të karantinuar

VENDI

Qeveria vendosi që emigrantët shqiptarë që do riatdhesohen nga shtetet e prekura me koronaviurs do izolohen për dy javë në hotele. Për ta u tha se në hotel do paguajnë vetëm 7 euro natën ndërsa duket se ky rregull nuk është zbatuar.

Pasi një numër i madh emigrantësh të izoluar në hotele në Durrës, Pogradec dhe Korçë kanë denoncuar në media abuzimin që po bëhet me jetën dhe shëndetin e tyre.

Kushtet e hoteleve janë skandaloze dhe madje tani një pjesë e tyre nuk kanë më as të ardhura për të vijuar qëndrimin në këto godina.

Një rast denoncimi vjen sot nga Gjirokastra ku në hotel Number One janë strehuar disa shqiptarë të riatdhesuar nga jashtë.

Njëri prej tyre ka treguar një fotografi të mëngjesit ku duket një pako e vogël gjalp dhe pak reçel dhe bukë.

Një mëngjes i paplotësuar për një person që ka paguar 230 euro për qëndrimin 2 javor.

Mesazhi i qytetarit:

PRSH JOQ KY ESHT MENGJESI I NJE TE KARANTINUARI NE HOTEL NUMBER ONE NE GJIROKASTER KEMI PAGUAR 230 EURO FLM NQS E POSTONI… JU PERQAFIM TE KARANTINUARIT E GJIROKASTRES.

- Advertisement -

TE FUNDIT