9.5 C
Tirana

Opozita vendos datën e protestës së radhës

VENDI

Pas një mbledhje të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, opozita ka vendosur datën 8 qershor, ora 19:00, për të zhvilluar protestën e tetë të radhës kombëtare.
Ndërkohë, në protestën e kësaj të diele, kreu demokrat Lulzim Basha u shpreh se në protestën e radhës fjalën do ta ketë sovrani.
“Mesazhi i parë është se Edi Rama dhe banda e tij kriminale do ta harrojnë se mund ta mbajnë pushtetin e marrë me dhunë duke dhunuar qytetarët.
Pati dhunë disproporcionale, si rezultat i së cilës janë plagosur disa protestues me fraktura në kokë dhe plagë të thella në këmbë. I them sot Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt se do të mbani përgjegjësi para ligjit, se asgjë nuk harrohet, se përpjekja juaj tinzare për t’i faturuar dhunë një proteste kundër dhunës do të marrë përgjigjen e merituar”, u shpreh Basha.
Kreu i PD-së theksoi më tej se nuk ka ndërmend të tërhiqet.
“Ne nuk hedhim asnjë hap pas, e sotmja është dita e fundit që ju drejtohem me argumentet e arsyes sepse koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm populli.
E gjithë bota e di se ky është pushtet i marrë me dhunën e krimit dhe që mbrohet me dhunën e krimit. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë. Harrojeni se do ta mbani, kthejani sovranit atë që i keni vjedhur”, tha Basha.

- Advertisement -

TE FUNDIT