24.5 C
Tirana

Nesër të moshuarit dalin nga shtëpia, Policia e Shtetit ka një porosi për ta: Mos u ulni në grupe nëpër parqe e lulishte!

VENDI

Policia e Shtetit ka dhënë udhëzimet e fundit për të gjithë të moshuarit që do të dalin nga shtëpia ditën e nesërme, kur të gjithë të tjerët do të qëndrojnë brenda. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia u ka bërë thirrje të moshuarve që të mos shoqërohen në grupe dhe brenda orës 11:00 të kthehen në banesën e tyre.

Gjithashtu, Policia ka theksuar se masat për të tjetër do të vazhdojnë dhe efektivët do të monitorojnë çdo rrugë për shkelësit e karantinës.

“Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pensionistëve që të mos ulen në grupe nëpër parqe apo lulishte, të mos jenë më shumë se dy persona bashkë dhe pas orës 11:00, duhet të kthehen në banesë. Shërbimet e Policisë do të jenë pranë tyre për çdo rast nevoje që ata mund të kenë. Të gjithë të tjerët duhet të respektojnë masat kufizuese për të mos dalë nga banesa deri në orën 05:00 të ditës së hënë, duke përjashtuar lëvizjet për emergjencat mjekësore,”-thuhet ndër të tjera në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit, bazuar në urdhrin e fundit të Kryeministrit të vendit, për lejimin e pensionistëve për të dalë ditën e shtunë deri në orën 11:00, Policia e Shtetit do të mirëpresë e asistojë pensionistët, për të respektuar distancimin social. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pensionistëve që të mos ulen në grupe nëpër parqe apo lulishte, të mos jenë më shumë se dy persona bashkë dhe pas orës 11:00, duhet të kthehen në banesë. Shërbimet e Policisë do të jenë pranë tyre për çdo rast nevoje që ata mund të kenë.

Ndërkohë, në të gjithë vendin do të vijojnë kontrollet e pandërprera kryesisht në qendrat urbane, për respektimin e karantinës. Do të lejohen të qarkullojnë me makinë, të pajisur me autorizim apo në këmbë, në itinerarin shtëpi – punë – shtëpi, pa asnjë ndalesë të gjithë personat që kanë autorizim për të punuar gjatë fundjavës. Të gjithë të tjerët duhet të respektojnë masat kufizuese për të mos dalë nga banesa deri në orën 05:00 të ditës së hënë, duke përjashtuar lëvizjet për emergjencat mjekësore.

Në një deklaratë nga zyra e tij, kryeministri Edi Rama dha lajmin se teksa gjithë qytetarët e tjerë në vend do të duhet të qëndrojnë mbyllur në shtëpi gjatë fundjavës, të moshuarit mund të dalin nga banesa për xhiro vetëm nesër deri në orën 11:00. Kreu i qeverisë shtoi se çdo i moshuar mund të shoqërohet vetëm me një tjetër person për të mos rrezikuar ndonëj infektim të mundshëm nga koronavirusi.

- Advertisement -

TE FUNDIT