14.5 C
Tirana

“Në Kinë filloi në nëntor dhe ndaloi në mars”, mjeku Sulçebe tregon kur do të qetësohet situata e koronavirusit në Shqipëri

VENDI

Mjeku imunolog Genc Sulçebe thotë se në Shqipëri situata nga koronavirusi do të fillojë të lehtësohet në muajt maj dhe qershor.

I ftuar në emisionin Opinion, Sulçebe tha se masat e marra nga qeveria kanë dhënë efektin e tyre në përhapjen e virusit dhe në hospitalizimin e të sëmurëve.

“Duhet të shohim epideminë kineze. Filloi në nëntor dhe ra në mars. Te ne filloi në mars dhe mendoi se gjendja do të qetësohet në maj dhe qershor.

Me masat që kemi marrë kemi arritur të ulim kurbën dhe të mos kemi dyndje në spitale dhe rastet të vijojnë gradualisht.

Në krahasim me modelet dhe me cfarë shohim në Itali dhe Spanjë dhe një rajon, ne jemi më mirë. Mendoj se masat e forta që janë marrë e kanë dhënë efektin e tyre. Në Shqipëri, në impersionin tim virusi ëhstë pak më i lehtë se në Itali”, u shpreh mjeku Sulçebe.

- Advertisement -

TE FUNDIT