25.5 C
Tirana

Ndërron jetë në Itali mjeku i njohur shkodran, përfaqësues i denjë i një familje intelektuale të qytetit…

VENDI

Është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare në Në itali ku edhe jetonte, një nga mjekët e njohur shkodran, doktor Agostin Dema.

Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në rrjetet sociale nipi i tij Florian Bjanku. Doktor Agostini nuk ishte veç i rrethit familjar, ai i përket plejadës së shquar të mjekëve të Shkodrës. Ai ishte endokrinologu që për disa dekada shërbeu pa u lodhur në Spitalin e Shkodrës dhe Poliklinikëne qytetit.

Janë me mijëra pacientë me diabet, teroide e sëmundje të tjera hormonale, që kanë provuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndër vite edhe pas daljes në pension. Doktor Agostini ishte djali i madh i të ndjerit Kolë Dema, arsimtarit të karrierës, përkthyesit dhe autorit të disa veprave letrare, si: “Begatitë e Shqypnisë”, dhe dramave “Konti i Drishtit”, “I padituni për gjaksi”, “Hasmi i dytë”, etj.

Ai ishte gjithashtu, vëllai i të ndjerit Zef Dema të persekutuarit politik të denuar me dënim kapital e konvertuar me burgim të përjetshëm, që më pas vuajti 15 vite në burgjet e diktaturës komuniste. Profesionin e mjekut, ai arriti t’ja transmetonte edhe të birit, Eugen Dema, i cili është një mjek ortoped i njohur në Itali.

- Advertisement -

TE FUNDIT