20.5 C
Tirana

Ndahet nga jeta “Deda”, aktori Rikard Ljarja shuhet në moshën 77-vjeçare

VENDI

Ndahet nga jeta në moshën 77 vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Rikard Ljarja.

Aktori dhe regjisori shumë i dashur për publikun shqiptar në datë 1 prill festoi 77 vjetorin e lindjes, ndërsa prej muajsh vunate nga një sëmundje e rëndë e cila e “kishte mbyllur në shtëpi”. Ljarja ishte bashkëshorti i aktores Marjeta Ljarja.

Rikard Ljarja ka interpretuar gati 30 role në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Filmi më i arrirë i artistit si regjisor është “Kur hapen dyert e jetës” realizuar në vitin 1986, në të cilin luajti dhe si aktor. Filmi më vonë u nderua me çmimin “Aleksandër Moisiun”.

Disa nga filmat në të cilët Rikard Ljarja ka dhënë debutin e tij si aktor janë: “Komisari i dritës” me rolin e mësuesit Dritan Shkaba, “Rrugët e bardha” me rolin e Dedës, “Duel i heshtur” me rolin e Skënder Gurit, “Rrugicat që kërkonin diell” me rolin e Gaqo tipografit etj. Ndërkohë, pas viteve 90’ është zhvendosur pranë krijimtarisë si dramaturg.

- Advertisement -

TE FUNDIT