18.5 C
Tirana

“Mos ma ngri mua zërin”/ Mihrije Braha tregon sherret me Naimin, karantina ‘u nxeh’ gjakrat: Dashuria s’na mungon, por…

VENDI

Këngëtarja e njohur Mihrije Braha ka qenë pasditen e sotme në një lidhje direkte në emisionin ‘Ftesë në 5’ në ‘Top Channel’, e cila ka treguar se si po I kalon ditët ne karantinë.

 

Ajo ka thënë se gjatë kësaj kohe ka luajtur rolin e psikologes, pasi është kujdesur për për partnerin dhe dhe djalin e saj. Por pavarësisht kësaj Braha si me të qeshur ka thënë se ka pasur sherre mes saj dhe bashkësortit. Ajo ka dhënë edhe një detaj ku i ka bërtitur bashkëshortit.

 

“Mos ma ngri mua zërin”, ka qenë një nga detajet që Braha e ka ndarë mes të qeshurave ku ka shtuar dashuria midis tyre nuk ka munguar, në këtë periudhë.

 

Po ashtu Mihrija ka folur edhe për shëndetitn e saj, ku ka thënë zbuloi se gjatë kësaj kohe ka shtuar shtatë kilogram, por megjithatë këngëtarja thotë se tashmë pasha e saj është tamam. Ndër të tjera këngëtarja ka krahasuar veten edhe me Kim Kardashian.

 

“Kur jam kthyer nga Amerika kam qenë 63 kilogram ndërsa tani jam 70, më duket se pesha ka shkuar në ato pjesë të trupit kur duhet. Në ditët e para, fillova të bëj lëvizje në banesë. Unë e shikova që diçka më lëvizte në trup dhe po shihja kush ishte mbrapa, por po dridheshin pjesët e trupit mbrapa meje. Prandaj e kam krahasuar veten me Kardashian”, u shpreh këngëtarja.

- Advertisement -

TE FUNDIT