21.5 C
Tirana

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi: Baret dhe restorantet do hapen të fundit, madje fare të fundit

VENDI

I ftuar te emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut, ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se bar-kafetë dhe restorantet do jenë fare të fundit aktivitete private që do hapen në Shqipëri.

Ndërsa në lidhje me plazhet ai theksoi se jemi duke menduar se si mund ti hapim, por akoma nuk kemi vendosur gjë. Por si mund të vijnë turistat kosovarë, vendas apo të huaj kur nuk gjejnë hapur restorantet dhe baret?

I pyetur nga Fevziu po dasma a do lejohen ministri tha prerë “JO”. Por shtoi ministri se le të martohen por jo dasma!

Ndërkohë në lidhje me skype, në pozicionin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu tha në emisionin “Opinion”, se BE llogarit ne fushen e turizmit një humbje prej 1 miliardë euro në muaj për shkak të koronavirusit.
Duke ju referuar së fundi një studimi të ndërmarrë nga institucioni që ajo përfaqëson, Bregu tha se për shkak të pandemisë, sot një në pesë udhëtime rezulton i anuluar dhe se 42 përqind e agjencive turistike thonë që kanë nisur shkrutimet në stafin e tyre.

“Ne u përfshimë menjehërë për të bërë një analizë të pasojave që do të sjellë pandemia në rajonin e Ballkanit. Ishte një studim që vendosëm ta bëjmë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur nga muaji Mars në muajin Prill. Në bazë të të dhënave dhe informacioneve që morëm , sot një në pesë udhëtime raportohet si i kanceluar. Në 520 mijë të punësuar në sektorin e turizmit në rajon, të cilët në periudhat e pikut të verës sigurisht që shtohen, 42 përqind e agjencive turistike që ne kemi pyetur thonë që kanë nisur shkurtimet në stafin e tyre.

10.2% e GDP në të gjithë Ballkanin Perëndimor vjen nga turizmi. Greqia sapo ka filluar të raportojë që ka gjysmë miliardi dëme nga fillimi kur nisi karantinimin deri në Prill, ndërkohë që Italia edhe pse nuk është pjesë e Europës Juglindore ka një humbje që llogaritet në 7.5 miliardë në periudhën Mars- Maj. Vetëm Pashkët sa dëm kanë sjell.

Vetëm ai Vatikani i boshatisur sa dëm ka sjellë në ekonomi. Vetë BE llogarit një humbje 1 miliarde euro në muaj, ndërsa ne në gjashtëshen tonë të Ballkanit Perëndimor, në rast se kemi patur një fitim vjet në 7.1 miliardë euro, sot ky fitim është në pikepyetje të madhe, vende pune më shumë të shkurtuara, bare, restorante të mbyllura dhe lëvizje më e pakët e njerëzve”, tha Bregu.

- Advertisement -

TE FUNDIT