11.5 C
Tirana

Merrni masa për fundjaven! Parashikimi i motit për ditën e sotme

VENDI

Vendi do të ndikohet ditën e premte nga masa ajrore të nxehta e pjesërisht të paqendrueshme në verilindje, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

 

Moti do të mbizotërojë i kthjellët, me shtim vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht në verilindje, aty ku gjatë orëve të mesditës e pasdites do të ketë shtrëngata të izoluara. Në mbrëmje mot i kthjellët në të gjithë vendin.

 

Era do të fryjë e lehtë me drejtim Juglindje-Veriperëndim dhe valëzimi në dete i ulët. Temperaturat parashikohen në: zonat malore 17°C deri në 30°C zonat e ulëta 18°C deri në 35°C zonat bregdetare 21°C deri në 34°C.

- Advertisement -

TE FUNDIT