15.5 C
Tirana

Menduat se po flisja përçart ? Ja faktet ku tregojnë më së miri që Koronavirusi ka qenë prezent në vendin tonë që me 15 Janar

VENDI

Koronavirusi ka qenë prezent në Shqipëri që prej datës 15-20 janar. Kështu pretenden mjeku Gëzim Xhepa referuar disa imazheve pulmore të pacientëve që kanë qenë të shtruar në Infektiv në këto data.

Imazhet e publikuara nga mjeku i njohur Gëzim Xhepa, janë evidentuar nga kolegu i tij imazherist Renato Osmani.

Xhepa ka publikuar fotot që tregojnë praninë e koronavirusit që në mesin e muajit janar.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
Postimi i mjekut Gezim Xhepa

Imazhet e janarit qe flasin per prezencen e virusit ne Shqiperi qe ne kete periudhe :

Të nderuar miq ! Ndonëse prej 6 javësh në median vizive dhe të shkruar, kam hedhur hipotezën dhe argumentet e tërthorta logjike për praninë e koronavirusit në Shqipëri që në muajin shkurt dhe kalimin e pikut të epid emisë para vendosjes së karantinës, gjithnjë më është kërkuar nga skeptikë argumenti faktik, për të cilin kam tre javë që i kërkoj departamentit të imazhërisë të fillojë hulumtimin e imazheve pulmonare të epid emisë Janar – Shkurt 2020.

Sot, falë mikut dhe kolegut tim të nderuar Dr. Renato Osmani, imazhëristit që ishte i pari, që javën e parë pas zbulimit të të ashtuquajturit rast 0, identifikoi fizionominë dhe identitetin imazhërik pulmonar të Kronavirusit, dhe potencën e ekzaminimit CT ndër ekzaminimet e skemës bazë për diagn. ostikim dhe përcaktim prognose, mu ofruan imazhe të pakundërshtueshme të prezencës së ketij virusi në datat 15 – 20 janar, në disa raste, ne spital.

Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur duam s’duam ne, për komunikimet e ngushta dhe lëvizjet e shumta njerëzore me Italinë e Veriut, Shqipëria mund të kosiderohet lagje e Milanos !

Tani i takon Komitetit të Teknik të marrë serizisht këto fakte, për përcaktimin e një strategjie të qartë dhe të shpejtë zhbll. okuese, për kalimin nga izolimi në distancim, duke kthyer në normalitet brenda një edukate distancimi jetën sociale, ekonomike dhe shëndetësore në vend !

Faleminderit Dr. Renato, jo vetëm për menaxhimin pa pan ik, por me vigjilencë të situatës së karantinës, nëpërmjet centarlizimit dhe koordinimit nacional imazhërik për suspektim sa më të hershëm të sëm. undjes dhe prevenimin e kaosit, që mund të kish shkaktuar strategjia e gabuar e numrit 127, por edhe për ndihmën që po jep për Komitetin Teknik për konfuzionin në pritjen e pikut epide. miologjik !

Po ju ofroj pamjet imazhërike të pesë rasteve, duke ju kujtuar që janë pronë intelektuale e Dr. Renato Osmani dhe i publikoj me aprovimin e tij, duke mbrojtur të drejtën e tij të aitorit

- Advertisement -

TE FUNDIT