10.5 C
Tirana

Me efektiv të policisë dhe mjek, ja si pritet që të organizohen dasmat pas 23 qershorit

VENDI

Ceremonitë martesore do të rinisin pas 23 qershorit, por gjithçka do të monitorohet prej një efektivi të policisë dhe një mjek. Në protokollin e posaçëm janë përcaktuar vallet që do të lejohen si dhe mënyra e uljes në tryezë.

Një lajm i mirë vjen për të gjitha çiftet që parashikonin të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë pas 23 qershorit. Pandemia nuk do të pengojë zhvillimin e dasmave, por ato do të jenë në masa të rrepta sigurie.

Armand Peza, sipërmarrës: Të bëhen evente vetëm në ambiente të hapura. Kapacitetet le të jenë të limituara deri në 200 persona. Detyrimisht duhet të ruhen standardet. Ajo që ishte planifikuar si tavolinë me 12 persona, nuk duhet ti kalojë 5-6 persona.

Rregullat e mirëpërcaktuara për ceremoninë martesore, do të mbikëqyren nga përfaqësues të ministrisë së shëndetësisë dhe të rendit, të cilët do të ndërhyjnë në rast mosrespektimi.

- Advertisement -

TE FUNDIT